Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka shprehur urimet e tij për senatorin amerikan Marco Rubio, i cili është zgjedhur nga Donald Trump për të shërbyer si Sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në platformën X, Hasani theksoi rëndësinë e këtij emërimi dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

“Urime Marco Rubio për emërimin, Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe të punojmë së bashku për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin,” shkroi Hasani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb