Qëllohet me armë zjarri një person të “Rruga e Elbasanit”, në Tiranë. Të shtënat janë regjistruar rreth orës 23.00.

Paraprakisht, nisur nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të organizuar.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se nga të shtënat ka mbetur i plagosur Eduart Reçi, 52 vjeç, nga Dibra i cili ka marrë një plumb në kokë. 52-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në pjesën e kokës.

Ai është qëlluar pranë një lokali, në afërsi të banesës së tij nga një person i paidentifikuar.

Reçi është dërguar te Spitali i Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb