Beteja e Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk ka përfunduar!

Sipas raportimeve nga DailyMail, dy yjet e kinemasë, të cilët u ndanë në vitin 2016, do të përballen në gjykatë vitin e ardhshëm.

Aktori 60-vjeçar dhe aktorja 49-vjeçare do të përballen me njëri-tjetrin pasi një gjykatës hodhi poshtë së fundmi kërkesën e Jolie për të rrëzuar padinë e Pitt për vreshtin e tyre francez.

Për ata që nuk e dinë, çifti tashmë i divorcuar është në mes të një beteje gjyqësore të gjatë të përqendruar rreth pronës Chateau Miraval, e cila prodhon një verë rosé të famshme dhe të vlerësuar me çmime.

Megjithatë, Jolie paraqiti një kërkesë për të hedhur poshtë pretendimet që Pitt bëri kundër saj që kishin të bënin me një marrëveshje verbale për të pasur pronësi 50-50 të vreshtit. Ajo argumentoi se marrëveshja ishte anuluar pasi Pitt i kërkoi Jolie të nënshkruante një marrëveshje në lidhje me martesën e tyre.

“Tashmë beteja ka qenë e shëmtuar, por do të bëhet edhe më e shëmtuar pasi Angie është e vendosur të hakmerret kundër Brad dhe do të përpiqet të vazhdojë të rregullojë më shumë llogaritë e vjetra personale,” raportoi një burim i brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: