Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka dhënë detaje nga takimi i tij me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.

Këlliçi tha se ka biseduar në një minutë me Trump gjëra të rëndësishme. Ai u shpreh se e ka vënë në dijeni Trumpin për keqpërdorimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Sipas Këlliçit, ndryshimi i presidentit në SHBA do ndikojë në politikën e jashtme amerikane në të gjithë botën, pasi në Amerikë nuk do ketë më ndikim Soros.

Belind Këlliçi: Me Donald Trump në një minutë kam folur për keqpërdorimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Njerëzit më besnikë të Trump janë antiSoros. Edhe Elon Musk ka postime kundër George Soros. Edhe Trump pati një koment, që preferoj ta mbaj konfendencial.

Soros është donatori numër një për reformën në drejtësi, ka trajnuar këta prokurorë, gjyqtarë. Kjo qasje është stopuar në SHBA, do të kemi një ndryshim dhe në kursin e politikës së jashtme për gjithë botën. Rama-Veliaj kanë raport miqësor me Aleks Soros.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb