Drejtuesi politik i PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se “nuk është ndonjë çudi që të ketë tërmet në SPAK, për shkak të njëanshmërisë”.

Këlliçi theksoi se kjo gjë mund të ndodhë, duke shtuar se sërish SHBA nuk do të heqë dorë nga mbështetja e prokurorëve që luftojnë krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.

Belind Këlliçi: Trump sot fitoi gjithçka. Nuk është çudi që të ketë tërmet në SPAK, për shkak të njëanshmërisë. Mendoj unë, por çudi nuk është. Por pa hequr kurrë mbështetjen amerikane për prokurorët që luftojnë korrupsionin dhe krimin.

Ne jemi e vetmja forcë politike në vend që çojmë kallëzime, bëjmë dhe punën e prokurorëve dhe të OPGJ-ve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb