Pa Mbappe, me yllin e Real Madrid që i skualifikuar nga Deschamps zgjidhi të argëtohet në “go-kart”, Franca nuk kishte shënjestër kundër Izraelit, ngecën në një barazim pa gola, e të mendosh që mbajtën 70% topin, krijuan 24 raste dhe goditën 8 herë kuadratin, por në asnjë rast nuk arritën të gjenin prekjen fituese.

Sigurisht, Liga e Kombeve është një turne që nuk “josh” një përfaqësuese të madhe se Franca, por sinjalet që vijnë nuk janë aspak pozitive, ku mbi Deschamps dhe stafin e tij shtohet presioni gjithnjë e më shumë pas çështjes “Mbappe”.

Kolo Muani dhe Barcola kishin disa raste të pastra në fraksionin e parë për të zhbllokuar takimin, por pa sukses. Në fraksionin e dytë, Deschamps provoi edhe kartën Thuram, por as sulmuesi i Inter nuk ishte i qartë në zonë duke bërë që takimi të përfundoi me rrjeta të paprekura.

Pavarësisht këtij barazimi, Franca i bashkohet Italisë në çerekfinalen e Ligës së Kombeve, ndërsa të dielën në “San Siro” do të diskutojnë më Italinë kreun e Grupin A2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb