Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi të moshuarish në veri të Spanjës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dy persona të tjerë u plagosën rëndë nga zjarri në qytetin e Villafranca de Ebro në Zaragoza, sipas uebsajtit spanjoll të lajmeve Diario Sur.

Zjarrfikësit u njoftuan për zjarrin në rezidencën – Jardines de Villafranca – në orën 5 të mëngjesit të premten.

Ata që u vranë nga flakët vdiqën nga asfiksimi, raportoi gazeta spanjolle Heraldo. Rezidenca ka 82 banorë të moshuar.

Ekipet e zjarrfikësve, mjekët dhe oficerët e policisë mbeten në vendngjarje, tha një zëdhënës i qeverisë rajonale të Aragonit, i cili konfirmoi viktimat.

Është e paqartë nëse ata që vdiqën ishin banorë apo staf, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet dhe po hetohet nga autoritetet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb