Aktorja Rudina Dembacaj, një ditë më parë ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”. Fansat i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet por më pikantet ishin ato për zgjerimin e familjes të cilave Rudina nuk nguroi t’ju përgjigjet.

Teksa një fans e ka pyetur se ‘kur do vijë bebi’, aktorja e njohur ka treguar se ka tentuar një vit më parë të bëhet me fëmijë, por mesa duket tashmë ka hequr dorë.

Me humor ajo shkruan se tani që vajza e saj Viktoria është me virozë, ka kuptuar që nuk është gati akoma për një fëmijë tjetër.

‘Tentova vjet në këtë kohë, por këto ditë që kam gocën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati,” përgjigjet Rudina.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse bezdiset nga këto pyetjet për bebin ku aktorja shprehet se është shumë e shëmtuar si pyetje por e di që njerëzit nisen nga dëshira e mirë.

“ A të bezdis pyetja për beb? Mua më është kthyer në makth dhe më vrasin fjalët e njerëzve se nuk kuptojnë.”

“Shumë e shëmtuar është si pyetje, por e di që nisen nga dëshira e mirë! Nuk bezdisem,” shprehet moderatorja.

Kujtojmë se në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb