Nga e shkuara tek e tashmja. Një vit më parë ndaj Çekisë në Tiranë mori formë të plotë kualifikimi në “Euro2024”, por brenda një viti balancat ndryshuan sërish, pasi Çekia na shkaktoi një humbje të rëndë në Pragë, një humbje të pastër 2-0 që nxori në pah limitet e Shqipërisë. Sylvinho dhe stafi i tij kanë punuar me kohë të plotë për të shmangur një skenar të tillë.

Më 16 nëntor, në stadiumin kombëtar, Shqipëria është e detyruar të fitojë përballë Çekisë për të mbajtur të ndezur objektivin kryesor, të sigurojmë vendin e parë në Grupin B1, në çdo rast tjetër, kjo është një ndeshje që minimalisht nuk duhet humbur.

Ky nuk është momenti ideal për kuqezinjtë, në këtë grumbullim vijmë me mungesa “big”, si Gjimshiti, Kumbulla, Rey Manaj, Broja etj, por të gjithë besojnë se mund t’ia dalin.

Ato që nuk mungojnë kurrë janë tifozët kuqezi të cilët edhe këtë herë pritet të dhurojnë një shfaqe fantastike pasi stadiumi është “Sold Out”.

Dy xhiro përpara fundit, Shqipëria është ende në lojë, aktualisht ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Gjeorgjia dhe një pikë më pak se Çekia kryesuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb