Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Burimi”, duke sekuestruar një shumë prej 680,595 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktivitete kriminale.

Operacioni ka nisur pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe ka çuar në arrestimin e shtetasit Lefter Nelaj, 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

Raportohet se Nelaj u kap në hyrje të Shqipërisë, teksa po përpiqej të fuste në mënyrë ilegale paratë, të fshehura në dy hapësira të modifikuara të dyerve të pasme të automjetit që ai drejtonte.

700 Mije Euro Ne Shkoder
700 Mije Euro Ne Shkoder

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 680,595 euro, automjeti tip “Benz” dhe dy celularë.

Sakaq, hetimet vijojnë për të zbardhur burimin e parave dhe për të marrë masa të mëtejshme ndaj të arrestuarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb