Ndërkohë që po mbahej protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, një nga efektivët është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.
Në momentin që polici është ndjerë keq ka qenë drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ai që po mbante fjalën.
Ai ka kërkuar ndihmën e një ambulance ndërsa ka udhëzuar protestuesit e tjerë të të mos i qendrojnë mbi kokë e t’i lënë hapësirë të marrë frymë.
“Jepini ujë të lutem”, dëgjohet të thotë Këlliçi.
(BalkanWeb)