Barcelona deri tani po bind, teksa në drejtimin e gjermanit Hansi Flick po zhvillon një sezon shumë të mirë duke udhëhequr La Ligan, me 6 pikë më shumë se sa Reali. Megjithatë krahas vëmendjes në fushën e lojës, drejtuesit blaugrana tashmë po planifikojnë paralelisht edhe sezonin e ardhshëm, teksa synondu nga sulmuesit e krahut më të mirë në qarkullim në Serie A: Leaon dhe Kvaratskhelia.

Drejtori sportiv, Deco, dhe Flick,  kanë objektivin e përbashkët për të mbajtur lojtarët e rëndësishëm duke vënë gjithmonë baste për sektorin e jashtëzakonshëm të të rinjve Blaugrana. Kështu raporton në faqen e parë gazeta sportive katalanase ‘Sport’.

Objektivi është përforcimi i korsisë së majtë, edhe nëse braziliani Rafinha, deri tani, po ecën shumë mirë në atë zonë të fushës. Ideja për të ndërtuar një Barçë të frikshme në krahë, megjithatë, nuk është e re, duke qenë se tashmë verën e kaluar kishte një përpjekje konkrete për të marrë Nico Williams. Anësori majtas i Kombëtares dhe Athletic Bilbao vazhdon të jetë i popullarizuar dhe është në kastin e objektivave për merkaton e radhës së bashku me Kvaratskhelia, Leao, Sané, Salah dhe Adeyemi.

Sipas ‘Sport’, Barça ka folur me agjentët e Kvaratskhelia. Gjeorgjiani fiton 1.5 milionë euro te Napoli dhe kërkon një rritje të pagës. PSG është gjithashtu në gjurmët e tij, por largimi i tij nga Italia nuk do të jetë i lehtë, megjithatë  Kvaran nuk do ta shqetësonte një destinacion si ai i eBarcelonës, ku ai beson se mund të fitojë tituj të rëndësishëm.

Siç u përmend, në listë është edhe Rafa Leao, i cili Joan Laporta e pëlqen shumë dhe për të cilin tashmë u bënë përpjekje verën e kaluar. Jorge Mendes po përpiqet të ndërmjetësojë një operacion që duket i realizueshëm sepse Milani është një klub që shet, por problemi është çmimi. Mbetet për t’u parë se sa janë të gatshëm kuqezinjtë të mbajnë një lojtar që ka shumë ulje-ngritje, apo do të heqin dorë përfundimisht nga portugezi.

Whatsapp Image 2024 11 15 At 10.47.43
Whatsapp Image 2024 11 15 At 10.47.43

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: