Arlind Ajeti, qendërmbrojtësi kuqezi, foli në konferencë për shtyp në vigjilje të sfidës kundër Çekisë. Ajeti shpreson të që të shoh në fushë të njëjtin ekip si ai kundër Gjeorgjisë, ndërsa beson se ky ekip, ky grup, i ka cilësitë për të shkuar në Botëror:

 Veteran– “Besoj i kemi të gjitha cilësitë e duhura të arrijmë kualifikimin në Botëror, është rrugë e gjatë, besoj nëse mundohemi të japim maksimumin dhe të japim shpirtin për Kombëtaren do ta arrijmë dhe atë.

Tifozët– “I bëjmë thirrje tifozëve që të respektojmë himnin e Çekisë, të tregojmë anë të mirë pavarësisht çfarë ka ndodhur në Çeki, të tregojmë anën tonë të mirë. Shpresoj të shoh ekipin që ishte në Gjeorgji, e dimë që ndeshje e vështirë, i dimë dhe cilësitë e Çekisë. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë t’ja dalim”.

Dueli me Hori – “Ai ka bërë në ndeshje shumë të mirë, ka qenë shumë i rëndësishëm për Çekinë. Fizikisht është afër 2 metër dhe është shumë e vështirë ta ndalësh, shpresoj që nesër t’ia dalim që të mos shënojë gol”.

Renditja në Ligën e Kombeve – “Janë të gjitha të mundura në futboll. por unë besoj te ekipi, të cilësitë e çdo lojtari dhe normalisht synojmë vendin e parë, të fitojmë dy ndeshjet e marrim vendin e parë, Sigurisht, çdo gjë është e mundur, por me cilësinë që e kemi, besoj që nuk do biem”.

Performanca në Kombëtare- Ndjenja në Kombëtare është gjithmonë ndryshe, të jesh pjesë është diçka shumë e veçantë. Vetëm ato që janë pjesë e dinë, prandaj në fushë hyjmë ndryshe nga ekipet, prandaj është gjë shumë normale dhe sa herë jam këtu e ndjej atë”.

Çeluska, lojtari çek- “Kemi folur dhe për këtë ndeshje, normalisht ai dëshiron të fitojë Çekia dhe në duam të fitojmë, shikojmë nesër”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: