Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë detaje në lidhje me protestën që do të mbahet të martën.
Gjatë një konferencë për shtyp, Berisha shprehet se të martën do të ketë mobilitet brenda dhe jashtë Parlamentit.

Ai u shpreh se qëllimi i protestës është vendosja e një minimumi jetik prej 200 eurosh.

“Do të ketë mobilitet, brenda dhe jashtë parlamentit. Qëllimi ynë është të miratohet amendamenti që vendos minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, apo që nuk merr asgjë.

Pra ky është një hap i parë i një rëndësie jetike për të shuar, ulërimin e sirenave të mjerimit dhe varfërisë anë e kënd vendit. Natyrisht këto sirena ulërinë më shumë se kudo tjetër, tek pensionistët shqiptarë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb