Deputeti i PD Asllan Dogjani është paraqitur sot në SPAk. Në fjalën e tij për mediat, ai u shpreh se është thirrur për një shtëpi për mosdeklarim pasurie.
“Kadastra, pasi është ndërruar drejtori ka anuluar legalizimin, kufizon për 99 vjet pronën. Vij në SPAK se denoncoj korrupsionin dhe ai mashtruesi vijon duke e përdorur pasurinë publike kopshtin dhe pjesën tjetër të pallatit. Kjo ka qenë pronare e këtij trualli dhe ia ka lejuar bashkisë ta bëjë kopsht publik.
Vendimi i Gjykatës ku një nga pronarët, ka 100 mijë euro që i detyrohet që atëherë për t’ia dhënë.
Një tjetër është larguar nga shtëpia dhe tani banon me qira.
Unë jam deputet. Nuk gjej zgjidhje sepse detyrohem se shteti im nuk reagon. Në një vend tjetër nëse një deputet denoncon duhet të ishte tundur shteti ose unë do të dënohesha për kallëzim të rremë”, tha ai.
Asllan Dogjani është nën hetim për pasurinë dhe është kallëzuar nga personi që sot e denoncon bashke me banorët e pallatit për zaptim të pronës publike