Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës me akuzën se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.
Blutë njoftojnë se ka qenë kallëzimi i minorenes ai që ka dërguar pas hekurave 32-vjeçarin Xh.Ç, i cili e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka kallëzuar një shtetase 14 vjeçe, se 32-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)