TIRANE

Hernia diskale cervikale diagnostikohet kur lënda e brendshme e vertebrës (diskut) në qafë shtypet dhe del jashtë, duke ushtruar presion dhe shtypur rrënjën e nervit aty pranë. Zakonisht ndodh në grup moshën 30-50 vjeç.

E ftuar në Vila24 fizioterapistja Majlinda Koca tregoi sesi mund të zbulojmë që vuajmë nga hernia dhe cilat janë metodat e kurimit.
“ Disku i prekur nga hernia diskale mund të shtypë nervat që ndodhen pranë duke shkaktuar dhimbje si dhe dobësim apo mpirje të gjymtyrëve, por ka edhe raste kur nuk shoqërohet me asnjë lloj simptome.

Shkak i mirëfilltë i shfaqjes së hernies diskale nuk është i mirëpërcaktuar. Mund të shfaqet si rezultat i ngritjes së peshave të rënda dhe rrallëherë mund të vijë edhe nga traumat e shpinës. Nervat e prekur nga kjo patologji dobësojnë edhe muskujt përkatës. Kjo mund bën që pacienti të pengohet ose pamundësi për të mbajtur pesha.

Ka edhe raste kur hernia diskale nuk shoqërohet me simptoma të dukshme dhe patologjia arrin të diagnostikohet vetëm nëpërmjet ekzaminimeve imazherike”- tha Koca për shikuesit e News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: