Analisti Ermal Hasimja tha në rubrikën “Opinion” në News24 se mosbindjen civile nuk e ka parë ende në Shqipëri. Hasimja tha se ajo që po bën opozita këtu është protesta në forma të ndryshme.
“Mosbindja civile është t’i thuash njerëzve mos paguani asnjë taksë. Por që të bëhet kjo është: e para që njerëzit të binden që vendi po qeveriset shumë keq, dhe e dyta është që të angazhohen në këtë aspekt.
Te e para mund të jenë të bindur, por nuk duhet harruar se kemi disa njerëz që mendojnë se të gjithë janë njëlloj dhe në anën tjetër disa janë të lidhur me interesat. Por mosbindja civile është një gjë shumë e madhe, nuk janë këto format e protestave.
Opozita po përpiqet të nxjerrë problemet e qeverisjes, por nuk mendoj se po bën më të mirën e vet, për t’i mbushur mendjen shqiptarëve se është alternativa më e mirë”, tha Hasimja.
(BalkanWeb)