Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit. Mësohet se reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se reshjet kryesisht janë përqendruar në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllit. Aktualisht reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.

Në 48 orët e fundit në qarkun e Korçës kanë rënë ndjeshëm temperaturat, të cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit.

Aktualisht temperaturat në Dardhë shkojnë 3 gradë celcius, ndërsa rreshjet pritet të vazhdojnë gjatë natës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: