Donald Trump ka emëruar 27-vjeçaren Caroline Levitt si sekretaren e ardhshme të shtypit në Shtëpinë e Bardhë.
Levitt, e cila u dallua si zëdhënëse e ekipit të fushatës dhe tranzicionit të Trump, do të bëhet fytyra më e re e presidencës amerikane. “Caroline është e zgjuar, e palëkundur dhe ka dëshmuar të jetë një komunikuese shumë efektive”, tha Trump në një deklaratë zyrtare.
Kush është Caroline Levitt, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë – më e reja që ka mbajtur këtë post
Levitt do të jetë personi më i ri që do të marrë këtë post. Ajo ka shërbyer më parë si zëvendësdrejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump (2017-2021) dhe më pas ka punuar si përfaqësuese e republikanes Elise Stefanik, e cila është përzgjedhur për postin e ambasadores së SHBA-së në OKB.
Levitt kishte kandiduar për Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2022 në New Hampshire, por u mund nga demokrati Chris Papas. Vihet re se Trump kishte ndryshuar katër përfaqësues të shtypit gjatë mandatit të tij të parë, duke përfshirë emra si Sean Spicer dhe Kayleigh McEnany.
Emërime të reja në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i zgjedhur njoftoi gjithashtu se Steven Chang do të marrë postin e drejtorit të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë. Chang shërbeu si drejtor i komunikimit gjatë fushatës së Trump. Në të njëjtën kohë, Sergio Gore u emërua drejtor i stafit të presidencës.
Trump shprehu besimin e tij tek Chang dhe Gore, duke thënë: “Ata kanë qenë këshilltarë të besuar që nga fushata ime e parë presidenciale në 2016 dhe kanë vazhduar të mbështesin parimet e Amerikës së pari”.
Emërimet shënojnë fillimin e mandatit të dytë të Trump me një staf të fortë dhe me përvojë për të menaxhuar sfidat e komunikimit të presidencës.