Përtej barazimit 1-1 mes Zvicrës dhe Serbisë, jo gjithçka ka shkuar mirë në ndeshjen e Nations League, të mbajtur në Letzigrund Stadion (Zürich).
Disa tifozë serb provuan të djegin flamurin shqiptar, por diçka e tillë nuk është lejuar nga një mbështetës, i cili ia largoi nga duart. Më pas, si pasojë, nuk ka munguar një përplasje mes tifozëve, çka ka sjellë ndërhyerjen e menjëhershme të forcave të sigurisë.
(J.S/BalkanWeb)