ELBASAN

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili ishte në kërkim pasi Gjykata e ka dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Forcës Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Gramsh shtetasin Luan Taragjini, 58 vjeç, banues në fshatin Grabovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 21.10.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
Shtetasi Luan Taragjini, në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie, ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb