Kryebashkiaku Fisnik Qosja është emëruar si drejtues politik i PD për Bashkitë e Kavajës dhe Rrogozhinës.
Në një postim në rrjetet sociale drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi shkruan se modeli i suksesit dhe i fitores së Kavajës do të jetë dhe modeli i PD për zgjedhjet e 2025.
“Qarku Tiranë do ti prijë betejës elektorale kombëtare për ti rikthyer shpresën edhe një herë çdo shqiptari, pa asnjë dallim.
Beteja jonë është beteja për shqiptarët e zakonshëm, për ata që qeverisja 12 vjeçare e ‘Rilindjes’ i ka lënë në harresë, për ata që Edi Rama i dëboi nga vendi tërë këto vite, për ata të cilët hajduti Erion Veliaj i vjedh në mënyrë të përditshme me aferat e tij, për ata të cilët duan të qëndrojnë në vendin e tyre, të punojnë e jetojnë me dinjitet e nder”, thekson Këlliçi.