Analisti Genc Burimi në rubrikën “Opinion” në News24 tha se problemi që ka Shqipëria sot janë zgjedhjet. Burimi sfida kryesore në Shqipëri është pikërisht mosbesimi që kanë qytetarët, veçanërisht ata që votojnë për PD-në, te zgjedhjet, pasi janë të bindur se vidhen.

“Përtej çdo gjëje tjetër duhet të kthehet besimi te zgjedhjet, pastaj mund të flitet për programe e propozime”, tha Burimi.

Ndërsa Arlind Qori, drejtues i Lëvizjes Bashkë, u shpreh se domosdoshmëri është përcaktimi i minimumit jetik, duke theksuar se ky është i lidhur me pensionet.

“Kemi vite që merremi me çështjen e pensioneve, ndërsa Kryeministri Edi Rama merret me syzet e mia, burrë 60 vjeç, por unë se kam problem këtë çështje”, tha Qori.

Ai tha se pensionistët nuk janë të ndarë, duhet t’i jepet zgjidhje për pensionet. Referuar takimeve të Ramës me pensionistët, Qori tha se Kryeministri u flet anëtarëve të PS që janë në pension, ose të përzgjedhurve që i njoftojnë për takimin e rradhës.

“Skema e pensioneve është jetike, na prek të gjithëve herët ose vonë”, tha Qori. Ai tha se kaq shumë qytetarë, në moshë relativisht të thyer, po bëjnë atë që s’po e bën asnjë tjetër në shoqëri, po dalin në protesta, dhe janë shembulli më i mirë që po i jepet shoqërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: