Një ditë më parë në rubrikën “Opinion” në News24, gazetari Almer Toska, tha se Enkelejd Alibeaj dhe partia e tij financohet nga dy deputetë të PS-së që janë biznesmenë. Gjatë një debati në studio, Toska tha se Alibeaj e ka bërë zgjedhjen e tij, pasi përfitoi nga demokratët tani do të hyjë në pazare me atë partiçkën e tij.

Por sot, po në rubrikën “Opinion” në News24, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj këtyre akuzave që i konsideroi të padrejta.

“Këto akuza shkojnë përtej luftës së vogël politike, janë edhe akuza penale. Publikisht do të kërkoja që kush ka informacione për financime të paligjshme për mua apo subjektin politik ‘Djathtas1912’ të shkojë në SPAK apo në Prokurori dhe të çojë informacionet.

E udhës është që shkohet dhe depozitohet një SPAK një kërkesë-padi lidhur me këto informacione.

Zotëria në fjalë ishte kandidat i PD në 2021, unë isha drejtues i Qarkut Fier, ai ishte propozim i asaj zone, dhe kam mbetur i kënaqur nga puna që Toska ka bërë në atë kohë.

Ka disa kufij moral dhe ligjor që s’duhen kaluar. Por, përsa kohë jam në politikë, nuk jam me kulturën politike, nuk do ta ndiqja kurrë rrugën represive atë të drejtësisë. Nuk do të padisja asnjëherë një gazetar që ka menduar të jetë gazetar apo të shpalosej si gazetar”, tha Alibeaj.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb