Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.

Burime nga vendngjarja   bënë me dijë se aksidenti ndodhi ne rrugën  pranë Drejtorisë se Tatim-Taksave  ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili  ka pësuar dëmtime  te renda

Personi i cili mbeti i plagosur është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Policia i ka bërë testin e alkoolit drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident dhe e ka shoqëruar më pas në komisariat.

Sakaq, autoritetet ndodhen në vendngjarja për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb