Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh i lumtur për paraqitjen e kombëtares në barazimin 0-0 ndaj Çekisë.

“Barazuam në shtëpi me Çekinë, një kundërshtar i fortë që kryeson grupin tonë në UEFA Nations League. Falënderoj djemtë e ekipit për angazhimin në fushë, stafin, si dhe tifozët për mbështetjen e dhënë nga shkallët e stadiumit.

Nëse do i kursenim ato vërshëllima në momentin e himnit të Çekisë do të ishte edhe më mirë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së martës me Ukrainën, të cilën duhet ta luajmë si finale. Me besim dhe me mbështetjen e tifozëve, mund t’ia dalim”- shkruajti ai.

Img 5339
Img 5339

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb