Një shpërthim ka ndodhur në një godinë të përshtatur si studio muzikore në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në rrugën Arben Broci.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, bëri të ditur se studio muzikore është në pronësi të Astrit Allaraj. Në momentin e shpërthimit mësohet se nuk ka pasur njeri brenda në godinë.

Sipas burimeve, Allaraj ndodhet tek familjarët në Itali dhe nuk është mundur të merret në pyetje, nga grupi hetimor.

“Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike”, njoftoi Policia.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb