Parku i arinjve me vlerë 20 milionë funte ishte hapur vetëm disa javë përpara se vizitorët të përballen me skena horror, kur një prej grabitqarëve sulmoi një 25-vjeçar, në kopshtin zoologjik në Bernë të Zvicrës.

Ngjarja që tronditi vizitorët e shumtë përfundoi pasi policia qëlloi me armë ndaj ariut, duke përdorur municion 9 mm, që copëtohet kur godet.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se i riu kaloi rrethimin dhe u fut në gropën ku ndodhej ariu. Dyshimet janë se 25-vjeçari që përfundoi në spital me plagë të rënda kishte probleme të shëndetit mendor.

Ariu i murrmë kapi të riun dhe e tërhoqi zvarrë sikur të ishte një kukull prej lecke.

Duke qëndruar në këmbët e pasme ndërsa sulmonte, grabitqari i tmerrshëm shtrëngoi nofullat e tij rreth shpatullave të burrit, i cili ishte i pafuqishëm për të reaguar.

Imazhet befasuese treguan burrin e gjakosur nga koka, krahët dhe dora e majtë, ndërsa ai u hodh andej-këtej – e gjithë kjo ndërkohë që shërbimet e urgjencës u përpoqën të vepronin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fotografitë dramatike tregojnë momentin kur Finn, një ari i murrmë evropian 4-vjeçar u hodh shpejt mbi burrin dhe përdori putrat e tij për ta shtrirë në tokë.

Në një foto tjetër, një nga gjymtyrët e përparme të ariut mund të shihet e mbështjellë rreth trupit të burrit, ndërsa ai gjithashtu e mbante atë në nofullat e tij.

Britaniku Sam Brookes, i cili ishte duke vizituar parkun me të dashurën e tij kur ndodhi sulmi, tha: “U shokova pasi dëgjova njerëzit duke bërtitur. Ariu po qëndronte sipër tij dhe e hidhte si kukull. Disa bërtitën: “Merr gurë” për t’ia hedhur ariut. Unë mendoj se shumica e njerëzve patën një tronditje të tmerrshme. Unë ende mund ta shoh atë kur mbyll sytë.’

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb