Një operacion i drejtuar nga SPAK mbrëmjen e së premtes çoi zbulimin e një laboratori kokaine në Qerekë, si dhe bazës së drogës në “Kodra e Diellit2” në arrestimin e 10 personave, 3 prej të cilëve shtetas të huaj.

Balkanweb ka mësuar se nga hetimet e deritanishme dyshohet se drejtues të grupit kriminal janë Geis Fejsullai 42 vjeç, Aldi Zonja, Artion Çaushllari dhe Kladi Birçe, 40 vjeç.

SPAK mbajti nën vëzhgim laboratorin prej disa muajsh, ndërsa u ndërhy në muajin nëntor, pasi në Shqipëri mbërriti ngarkesa e dytë e lëkurëve të bagëtive, ku ishte e tretur kokaina.

Kjo e fundit ndahej nga lëkurët përmes proceseve kimike, ndërsa për këtë kujdeseshin shtetasit Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian, Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian.

Të arrestuarit

1. Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2. Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3. Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
4. Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
5. Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6. Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7. Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:
1. Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
3. Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb