Vitet e fundit nuk kanë qenë aspak pozitive për Neymar, i cili për shkak dëmtimeve ka qenë totalisht jashtë formës.
Një destinacion i mundshëm për futbollistin e Al Hilal ishte Palmerias, por Leila Mejdalani Pereira, presidentja i këtij klubi brazilian, i ka mbyllur derën sulmuesit.
“Neymar nuk do të vijë te Palmeiras. Ky klub nuk është një qendër mjekësore. Unë dua dikë që mund të luajë menjëherë, nesër, nëse trajneri dëshiron. Unë nuk do të pranoj një lojtar që nuk është gati të luajë. Ai do të shkojë te Santos “, deklaroi Leila Mejdalani Pereira.
(J.S/BalkanWeb)