Maqedonia e Veriut mori fitoren e radhës në Nations League, teksa këtë herë mundi 1-0 Ishujt Faroe. Takimi i vlefshëm për League C, u vendos nga një gol i Miovskit, në pjesën e dytë.
Përfaqësuesja maqedonase kryeson grupin me 16 pikë. Në krahun tjetër, Ishujt Faroe janë në vendin e 3-të me 6 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Armenia kaloi 1-2 pengesën e Letonisë.
(J.S/BalkanWeb)