Interi mund të marrë frymë lirisht, të paktën për momentin. Dëmtimi i Calhanoglu me Turqinë, në Nations League, nuk është aq i rëndë.

Mesfushori u largua nga fusha në ndeshjen ndaj Ëales, e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s, për shkak të një problemi fizik.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, sapo Calha të kthehet në Milano, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Ka optimizëm se ai do të qëndrojë jashtë fushave, vetëm pak ditë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb