Kryeministri i Polonisë Donald Tusk ka reaguar, dy ditë pasi kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Me anë të një postimi në X, Tusk shkruan se Putin nuk ndalet me telefonata.

“Sulmi i mbrëmshëm (rus), një nga më të mëdhenjtë e kësaj lufte, dëshmoi se diplomacia telefonike nuk mund të zëvendësojë mbështetjen e vërtetë të gjithë Perëndimit në Ukrainë. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare, jo vetëm për vetë luftën, por edhe për të ardhmen tonë”, shkruan Tusk.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, që është kritikuar për bisedën në telefon me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ka mbrojtur këtë veprim të tij. Scholz ka deklaruar se edhe pas kësaj telefonate, mbështetja e Perëndimit për Ukrainën nuk do ndalet dhe se asnjë vendim nuk do të merret pa miratimin e Kievit zyrtar./Spiegel Ausland/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb