Arton Argyli, i njohur ndryshe si 2Ton është bërë baba.
Burime për Prive konfirmojnë që reperi nga Ferizaj i cili ka qëndruar gjithnjë larg syrit mediatik sa i përket jetës private, ka ndjekur të njëjtën rrugë edhe për këtë ngjarje.
Ai po i gëzohet shumë titullit të ri dhe po përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me familjen e njëkohësisht të jetë i pranishëm në koncerte.
Fejesa e tij gjithashtu u përpoq të mbahej sa më e fshehtë, edhe pse mediat ia dolën që ta mësonin.