Kombëtaret, dhe mbi të gjitha Liga e Kombeve, është kthyer në një makth për klubet. Nga Turqia, Inter merr lajme jo pozitive në lidhje me Hakan Calhanoglu. Regjisori i tyre ka pësuar një dëmtim muskulor dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Calhanoglu do të humbas me siguri dy ndeshjet e radhës, kundër Hellas Verona në Serie A dhe ndaj Leipzig në Champions.

Në këtë mënyrë, Simone Inzaghi është i detyruar të kthejë edhe një herë vështrimin nga Kristjan Asllani, me mesfushorin kuqezi që zhvilloi 90 minuta të plota ndaj Çekisë dhe pritet të zbres sërish titullar edhe ndaj Ukrainës.

Asllani është zëvendësuesi natyral i Calhanoglu-s, por Inzaghi ka vërtetuar se jo gjithnjë beson tek Asllani edhe në raste të tilla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb