Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet e Republikës Domenikane. Ai ka rënë në pranga në aeroportin Las Americas të Santo Domingos, në tentativë për të udhëtuar drejt Madridit në Spanjë.

Agjentët dhe ushtarët, të ndihmuar nga njësitë e qenve, po verifikonin dhjetëra bagazhe në zonën e nisjes së terminalit, kur përmes njërës prej aparateve me rreze X u zbuluan pamje të dyshimta brenda dy valixheve. Në bagazh u gjetën, në valixhen e parë disa veshje dhe një çantë shpine, brenda të cilës ndodheshin 19 pako, ndërsa në bagazhin e dytë është gjetur edhe një çantë shpine me 21 pako, pra gjithsej 40 pako, të mbështjella me qese plastike dhe letër alumini, brenda së cilave ndodhej lëndë narkotike kokainë.

prangat e policisë ra një shtetas shqiptar 29-vjec, i pajisur me pasaportë, kartë identiteti dhe patentë shqiptare. Atij i’u sekuestrua edhe një çantë e vogël gri që përmbante 36,100.00 pesos domenikane dhe një telefon celular iPhone, mes provave të tjera.
Ministria Publike dhe DNCD kanë nisur një hetim shterues për të përcaktuar nëse ka të tjerë të përfshirë në dërgesën e kokainës në Evropë, ndërsa 29-vjeçari shqiptar u dorëzua në juridiksionin e Përhershëm të Kujdesit të provincës Santo Domingo për hetimet përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb