Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se 65 mjekë të rinj kanë nisur kontratën 3-vjeçare të punës me MSHMS për të dhënë kontributin e tyre profesional, ndërsa kjo ministri vazhdon mbështetjen për të fuqizuar sistemin shëndetësor publik me profesionistë të rinj.
“Këtë vit, 65 mjekë të rinj kanë nisur kontratën 3-vjeçare të punës me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa 229 mjekë specialistë janë duke e vijuar këtë kontratë. Këto janë shembuj konkretë të angazhimit tonë për të mbështetur dhe fuqizuar sistemin shëndetësor publik me profesionistë te rinj”, u shpreh Koçiu në një postim në Facebook.
Punësimi i mjekëve specialistë ka rikthyer e forcuar shërbimin për shumë specialitete, duke garantuar kujdes shëndetësor cilësor për çdo qytetar dhe pacient, afër vendbanimit të tyre.