Ka nisur seanca plenare ku do të diskutohet projekt buxheti 2025.
Diskutimi në parim i pr. ligjit nisi nga kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për bonusin e fundvitit.
Ai u shpreh se çdo pensionist i cili e ka pensionin deri në 200 euro në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 eurosh në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë, do të marrin shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra,
“ Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afër 1000 mln eurosh për bonusin e tyre të funditit që do të ndahet në 2 shkallë. Ata që kanë një pension deri në 20 mijë lekë të reja, do të marrin 3 fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro, ndërsa ata që kanë pension më të madh ese 20 mijë lekë do të marrin 2 fishin e mëparshëm, pra 100 euro. Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre me pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”, tha ai.
Ndërkohë që kreu i qeverisë fliste, opozita u ngrit në këmbë duke krijuar kakofoni duke pamundësuar vijimin e fjalës, kjo detyroi kryeparlamentaren Spiropali të ndërpresë seancën duke kërkuar pesë minuta pushim.
(BalkanWeb)