Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës ku një adoleshent i dha fund jetës në mënyrë tragjike.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 te “Shkëmbi i Kavajës”. Një 17-vjeçar dyshohet se është hedhur nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun në vetëvrasje.
Vëllai i viktimës punonte në një hotel aty pranë dhe ka qenë ai që ka bërë identifikimin e 17-vjeçarit që kreu vetëvrasje.
(BalkanWeb)