Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë për të moshuarit në vend. Pas bonusit të fundvitit ai ka thënë se pensionistët do të shpërblehen dhe me bonusin e pranverës. 100-150 euro do të përfitojnë pensionistët, tha kryeministri, në fund të vitit. “Pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do marrin bonus 150 euro në fundvit, kurse ata me pension mbi 20 mijë lekë do marrin bonus 100 euro”, tha Rama.
“Ky bonus do të ndahet në dy shkallë: Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë ose 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm, një bonus i ri prej 150 euro. Ndërsa, pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme, përmes një bonusi në masën 100 euro. Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”.
B”onusi i trefishtë do të përfitohet këtë fundvit nga më shumë se gjysmë milioni pensionistë. Saktësisht, 511 mijë, ku përveç 400 mijë e 500 gjysheve e gjyshërve, përfshihen edhe 65 mijë e 800 invalidë pune dhe 44 mijë e 600 përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetimë. Ndërsa, rreth 210 mijë pensionistë të tjerë do të përfitojnë nga bonusi i dyfishtë.
Më konkretisht, për të gjithë ata që marrin një pension social është i barabartë më një rritje vjetore të pensionit prej 13%. Për nënat kryefamiljare dhe jetimët sjell një rritje me 35% të pensionit mujor.
Paralelisht me bonusin e dy dhe trefishuar të fundvitit në ditët e para të dhjetorit do kemi bonusin e pranverës. Do ndikojë në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në fillim të pranverës. Vetëm me këto dy bonuse vjetore plus indeksimin automatik të pensioneve pensionistët do ta prekin menjëherë rritjen ekonomike. Ndërkohë ne do të kemi gati vitin e ardhshëm dhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike i cili do të sjellë dhe të ardhura të tjera për pensionistët”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria që ne duam po bëhet hap pas hapi, shkallë pas shkalle. Ne po e ngjisim Shqipërinë në majën e 2030 aty ku gjendet oborri i familjes së bashkuar evropiane dhe ku flamuri ynë kombëtar do të rreshtohet krah për krah flamujve të Evropës për të cilën ëndërruan breza të tërë shqiptarësh”.
Në fjalën e tij teksa prezantoi projekbuxhetin 2025 Rama tha se “rruga është ende përpjetë, por Shqipëria që duam nuk është më një realitet i ëndërruar dhe i padukshëm në horizont, por është një destinacion i prekshëm me sy dhe i arritshëm me edhe më shumë punë nën të vetmen forcë udhëheqëse të Shqipërisë, e cila quhet Partia Socialiste e Shqipërisë”.
“Partia Socialiste e Shqipërisë ka një virtyt gjithmonë e më të fortë dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ja u kthen të tëra ashtu siç i meritojnë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “buxheti i parë që votuam në këtë sallë ishte pasqyra e një trashëgimie të errët qeverisëse dhe dritarja e një dite të re që nuk kishte zbardhur akoma. Ky buxhet i ri që do të votojmë në këtë fillimjave është pasqyra e një dekade arritjesh domethënëse për Shqipërinë, por është edhe dritarja prej ku shihet shumë qartë rruga drejt destinacioni historik”.
“Për këtë destinacion historik shqiptarët dhe duke përgatitur fjalën po më kujtohej që ua kam thënë gjithmonë drejtpërdrejt, sinqerisht, mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë më keq do dilni herës tjetër, por pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do të jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari historik për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet më kurrë”, tha Rama.
(BalkanWeb)