SHBA i dha dritën jeshile Ukrainës që të përdorë armët me rreze të gjatë. Në fushën e betejës, Ukraina tani do të jetë në gjendje të godasë objektivat brenda Rusisë duke përdorur armë të furnizuara nga SHBA.

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë presin një kundërsulm nga trupat ruse dhe koreano-veriore për të rimarrë territorin në Kursk, ku forcat ukrainase para disa kohësh mbanin deri në 1000 km katrorë territor. Pra, Ukraina mund të përdorë ATACMS me rreze të gjatë për t’u mbrojtur kundër sulmit, duke synuar pozicionet ruse duke përfshirë bazat ushtarake, infrastrukturën dhe ruajtjen e municioneve.

Furnizimi me raketa ndoshta nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kthyer sërish territoret, por armët mund t’i japin Ukrainës një avantazh në një kohë kur trupat ruse kanë fituar terren në lindje të vendit dhe morali është i ulët.

Autorizimi i SHBA-së do të ketë gjithashtu një efekt të mëtejshëm: duke i mundësuar Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës që t’i japin Ukrainës lejen për të përdorur raketat e tyre me rreze të gjatë Storm Shadou brenda Rusisë.

Forcimi i Ukrainës ushtarakisht mund t’i japë gjithashtu shtetit ukrainas ndikim në çdo bisedim paqeje që mund të ketë në vijim./BBC/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb