Rusia ka reaguar në mënyrë zyrtare për vendimin e presidentit amerikan Joe Biden, që Ukraina të përdorë armë me rreze të gjata për të goditur brenda territorit rus.

Kremlini ka akuzuar administratën në largim të Bidenit se i ka hedhur benzinë ​​zjarrit dhe kërkon të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur raporteve se Joe Biden e ka lejuar Ukrainën të përdorë armë të prodhuara nga SHBA për të goditur larg Rusisë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një veprim i tillë do të sillte një raund të ri tensioni dhe do të thellonte përfshirjen e SHBA-së në luftë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, e cila mbart më shumë komente të Peskov, ai tha se Moska e sheh mundësinë që trupat e specializuara perëndimore të nisin sulme me rreze të gjatë kundër saj si rrezikun kryesor.

“Fakti është se këto goditje nuk i kryen Ukraina, këto sulme kryhen nga ato vende që japin leje, sepse shënjestrimi, mirëmbajtja nuk bëhet nga ushtarakët ukrainas, bëhet nga specialistë ushtarakë nga këto vende perëndimore. “, mësohet të ketë thënë ai.

Ai paralajmëroi se “ky është rreziku dhe provokimi i situatës”./Sky News/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: