Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Pushtimi i tokës”.

Blutë bëjnë me dije se ky person është konfliktuar fizikisht me një 69-vjeçar për një sipërfaqe toke në pronësi të këtij të fundit.

Njoftimi: 

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Pushtimi i tokës”. Ky shtetas dyshohet se më datë 17.11.2024, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. H., 69 vjeç, banues në Vlorë, për një sipërfaqe toke në pronësi të këtij të fundit. Shtetasi S. H. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e shtetasit J. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb