ELBASAN
Një shtetas italian ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Elbasan. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale, por policia vijon hetimet.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia, mëngjesin e sotëm, në fshatin Tregan, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, në hotelin ku ishte akomoduar, shtetasi italian L. R., 63 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
(BalkanWeb)