Ministri i Financave, Petrit Malaj tha në Kuvend se fondet që parashikohen për Mbrojtjen Sociale në buxhetin e vitit 2025, përfshijnë një skemë më të gjerë përfitimi, por kjo e bazuar në perfomancën e ekonomisë shqiptare.

“Për sa i përket mbrojtjes sociale, përveç skemës së pensioneve nga e cila do të përfitojnë 730 mijë pensionistë nëpërmjet indeksimit, bonusit të fundvitit, bonusit që do rishikohet në fund të 2024-ës, por edhe llogarisë speciale që do të hapet pranë Bankës së Shqipërisë për të adresuar nevojën e pensioneve gjatë vitit 2025, kjo bazuar në performancën e ekonomisë shqiptare, në buxhetin e vitit 2025 parashikohet që të përfitojnë 62 mijë familje me ndihmë ekonomike, për të cilën do të alokohen 72 milionë euro. 164 mijë persona me aftësi të kufizuar, si edhe kujdestarët respektivë do të përfitojnë 181 milionë euro.

Do të alokohen rreth 800 milionë lekë për pagesën e personave që dalin të papunë, që do të përfitojnë një pagesë në përputhje me standardet e ILOS, por do të ketë edhe kurse të aftësimit të tyre profesional. Këto janë disa nga bonuset dhe paratë që do të alokohen në buxhetin e vitit 2025 në përgjigje të mbrojtjes sociale”, tha Malaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb