Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqituar sot në SPAK. Ajo shoqërohej nga vajza e saj e madhe Bora Meta.

Kryemadhi u shpreh shkurt për mediat se “erdhi të marrë dosjen për nesër”, kur parashikohet të zhvillohet seanca në apel për masën e sigurisë për të dhe ish-Presidentin Ilir Meta.

Më 2 nëntor Kryemadhi ankimoi masën e sigurisë duke nisur në GJKKO kërkesën e saj përmes postës. Po kështu më 4 nëntor avokati i ish-Presidentit Ilir Meta dorëzoi ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Ish-çifti presidencial Meta e Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Do të jetë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit Igerta Hysi e cila do të marrë në shqyrtim kërkesat e ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb