Gjykata e Posaçmes e Apelit ka lënë në fuqi  masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-deputetin socialist  Jurgis Cyrbja dhe Ahmet Mashen.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana lala.

Sipas SPAK, ish-deputeti është futur në listën e sigurt të PS-së përmes ndikimeve të krimit të organizuar, dhe më pas ka favorizuar Altin Hajrin – një person i shumëkërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës – dhe anëtarë të grupit kriminal Farruku. Ky favorizim ka pasur për qëllim shmangien e ndjekjeve nga autoritetet dhe mbështetje për ata që ishin në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb