SPAK vazhdon të marrë dëshmi nga persona që mund të kenë dijeni për vrasjen e katër protestuesve përpara Kryeministrisë më 21 janar 2011.
Në Strukturën e Posaçme u paraqit edhe ish-kryebashkiaku i Shëngjinit, Salvador Kaçaj.
Ai tha se është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për protestën e zhvilluar 13 vite më parë.
“Isha i thirrur për çështjen e 21 janarit. S’ka lidhje fare me mua, por si person që kam dijeni. Më 21 janar kam qenë pjesëmarrës në protestë. Tregova atë që ka ndodhur atë ditë. Është hera e parë që thirrem për këtë çështje”, deklaroi Kaçaj.
Në orën 13:00 në SPAK u paraqit edhe ish-deputeti i PS Armando Prenga. Edhe Prenga tha se është thirrur për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni. Prej ditësh, SPAK po merr në pyetje persona të ndryshëm për protestën e 21 janarit 2011.
(Balkanweb)