Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sherrin e ndodhur pak më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet, ku mbetën të plagosur dy adoleshentë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se 14-vjeçari me iniciale L.C. është në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të shumta në bark dhe goditjen në zemër.

Ndërkohë që gjendje e të plagosurit tjetër, 15-vjeçarit, tregohet në gjendje stabël, edhe pse ka marrë goditje në gjoks.

Aktualisht të dy të plagosurit ndodhen në sallën e operacionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb